Ndërlidhjet

Medvedeva e Rusisë arriti rekord të ri botëror në patinazh


Ilustrim
Ilustrim

Patinazhistja e Rusisë, Yevgenia Medvedeva, ka arritur rekord të ri botëror në pjesën e lirë të Kampionatit Botëror të Patinazhit Artistik, në qytein Boston në Shtetet e Bashkuara.

Medvedeva, 16 vjeçare, mbrëmë arriti t’i tuboj 150.10 pikë, duke e thyer rekordin e mëparshëm që e mbante Kim Yuna (Koreja Jugore) me 150.06 pikë, të arritur në Lojërat Olimpike në Vankuver të Kanadasë, në vitin 2010.

Kjo paraqitje e patinazhistes Medvedeva i mundësoi asaj që nga pozita e tretë të kaloj në të parin dhe ta fitoj titullin e kampionit.

E dyta u plasua amerikanja, Ashley Wagner, ndërsa e treta ishte, Anna Pogorilaya, po ashtu nga Rusia.

Amerikanja Wagner u bë fituesja e parë amerikane e medaljes në kampionatet botërore në konkurrencën e femrave në 10 vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG