Ndërlidhjet

logo-print

Graham: Lindja e Mesme të mos alarmohet nga Donald Trump


Lindsey Graham

Lindsey Graham

Senatori republikan, Lindsey Graham, tha sot se banorët e Lindjes së Mesme nuk duhet të jenë shumë të alarmuar për mundësinë që Donald Trump të bëhet president i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Graham, që po e kryeson një delegacion republikan të Kongresit të Shteteve të Bashkuara gjatë vizitës në Lindjen e Mesme, u tha reporterëve në Kajro se “Kongresi do të jetë aty afër, pavarësisht se kush është president”.

Zoti Trump aktualisht e kryeson garën për nominim republikan presidencial dhe ka krijuar kundërthënie në Lindjen e Mesme, duke sugjeruar ndalim të imigrimit mysliman në Shtetet e Bashkuara, raporton AP nga Kajroja.

Senatori republikan, Lindsey Graham, tha se dëshiron që Shtetet e Bashkuara ta rrisin ndihmën ushtarake për presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sissi, qeveria e të cilit po e lufton një kryengritje të militantëve të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Pas Izraelit, Egjipti e merr ndihmën më të lartë vjetore në shumë prej 1.3 miliardë dollarë nga ushtria e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG