Ndërlidhjet

Studenti i zhdukur amerikan gjendet i vdekur në Siberi


Ilustrim
Ilustrim

Një student amerikan, i cili ishte zhdukur në pjesët malore e të acarta të Siberisë, në Rusi, është gjetur i vdekur.

Zyrtarët në republikën ruse të Buryatia thanë sot se trupi i Colin Madsen, 25 vjeçar, është gjetur dy kilometra larg fshatit Arshan, rreth 500 kilometra në lindje të kryeqytetit rajonal të Ulan-Ude.

Madsen u zhduk më 27 mars, një ditë pasi kishte arritur në Arshan, me një amerikan tjetër, si pjesë e grupit nga Irkutsk, ku ai ishte student i Universitetit Shtetëror të Moskës.

Policia lokale thanë se Madsen, i cili fliste rrjedhshëm rusishten, është gjetur bashkë me dokumentet dhe paratë e tij.

Hetimet paraprake thonë se ai mund të ketë vdekur nga i ftohti.

XS
SM
MD
LG