Ndërlidhjet

Familja e presidentit të Azerbajxhanit, pjesë e kompanive sekrete në Panama


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Familja e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, është e lidhur me disa kompani sekrete jashtë vendit, thuhet në disa dokumente sekrete që kanë rrjedhur nga një firmë ligjore e Panamasë, e quajtur Mossack Fonseca.

Gjatë ditës së djeshme, një konsorcium i gazetarëve ndërkombëtarë lëshoi një raport paraprak të dokumenteve që kanë dalë në shesh, për rreth 214 mijë kompani të huaja, të krijuara nga kjo firmë ligjore për më shumë se 40 vite.

Sipas gjetjeve, gruaja e Aliyevit, Mehriban Aliyeva, ishte emëruar një nga dy menaxheret e firmës nga Panamaja, në vitin 2005, firmë kjo që ka nën kontroll konglomeratin e Azerbajxhanit, AtaHolding.

Tre fëmijët e Aliyevit dhe zyrtarët më të lartë të zyrës së taksave të Azerbajxhanit ishin të emëruar si përfitues në një dokumnet, edhe pse ende nuk është e qartë nëse ai dokument është miratuar ndonjëherë.

Dy vajzat e Aliyevit, nga ana tjetër, kontrollonin një firmë tjetër nga Panamaja, që mbante një pjesë të konsiderueshme të disa kompanive që merreshin me përpunimin e arit.

Edhe motra e Aliyevit gjithashtu raportohet se është aksionarja e vetme e një firme të krijuar në Ishujt e Virgjër Britanik, në vitin 2005.

XS
SM
MD
LG