Ndërlidhjet

Grupi i parë i refugjatëve sirianë arriti në Gjermani


Ilustrim

Ilustrim

Grupi i parë i refugjatëve sirianë ka arritur me aeroplan në Gjermani, nga Turqia, sipas marrëveshjes së fundit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ankarasë, për të vënë nën kontroll krizën me migrantë, ka njoftuar sot policia gjermane.

Grupi prej 16 migrantësh arriti në qytetin verior të Hanoverit mëngjesin e sotëm, në një fluturim nga Stambolli.

Po aq të tjerë pritet të arrijnë më vonë gjatë ditës në këtë aeroport, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë federale gjermane.

XS
SM
MD
LG