Ndërlidhjet

Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e opozitës për presidentin


Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që të shpallë të papranueshme kërkesën e opozitës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Opozita e ka bërë këtë kërkesë, duke kontestuar procedurat dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit, më 26 shkurt të këtij viti.

Thaçi, aktualisht ministër i Jashtëm i Kosovës, është zgjedhur president në rrethin e tretë të votimeve, në mes të tensioneve të larta politike në Kuvend.

Zgjedhja e tij është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare.

Parashtruesit e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kanë kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së presidentit, pasi, sipas tyre, kjo zgjedhje “është përcjellë me shkelje përmbajtjesore dhe të procedimve të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës".

Gjykata Kushteteuese, me shumicë votash, e ka deklaruar kërkesën të papranueshme dhe ka thënë se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

XS
SM
MD
LG