Ndërlidhjet

Edhe tri viktima të tjera në konfliktin e Nagorno – Karabakhut


Ilustrim
Ilustrim

Azerbajxhani thotë se edhe tre anëtarë të shërbimit të tyre janë vrarë gjatë luftimeve në rajonin e Nagorno – Karabakhut, të cilat po vazhdojnë që tre ditë me radhë ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit tha sot se forcat separatiste në Karabakh kanë granatuar pozitat e Azerbajxhanit dhe fshatërat e vijës së frontit, duke përdorur mortaja dhe granata.

Viktimat e fundit sjellin në 15 numrin e ushtarëve të Azerbajxhanit, të cilët raportohet se janë vrarë gjatë tri ditëve të kaluara. Ana armene ka lajmëruar për 18 trupa të vrarë.

Forcat separatiste në Karabakh, një enklavë malore që ndodhet në Azerbajxhan, thanë se trupat e Azerbajxhanit “i kanë shpeshtuar granatimet” e pozitave të tyre.

Azerbajxhani, nga ana tjetër, ka mohuar këto raporte.

XS
SM
MD
LG