Ndërlidhjet

logo-print

Niveli i papunësisë në Evropë bie në 10.3 për qind, më i ulëti nga 2011


Ilustrim

Ilustrim

Niveli i papunësisë në 19 vende që e përdorin euron ka rënë në 10.3 për qind në muajin shkurt, një tjetër shenjë kjo e rimëkëmbjes modeste të valutës evropiane.

Niveli ka rënë nga 10.4 për qind, sa ishte në janar, ka njoftuar sot agjencia evropaine e statistikave, Eurostat.

Shifrat e punësimit theksuan se rimëkëmbja e Evropës mbetet ende mesatare. Shifrat e njerëzve të papunë kanë rënë për vetëm 39 mijë në shkurt, krahasuar me rënien prej 118 mijëve në janar. Gjithsesi, janë 1.3 milion njerëz më pak të papunë, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe se shifra e papunësisë është me e ulëta që nga gushti i vitit 2011.

“Më pak të papunë në eurozonë,duhet të jetë gjë pozitive për shpenzimet e konsumatorëve”, ka shkruar Howard Archer, ekonomist britanik, duke shtuar se shpenzimet e konsumatorëve do të jenë çelësi nëse rritja në eurozonë mund të rimarrë vrullin gjatë muajve të ardhshëm, pas ngecjeve të kohëve të fundit.

Ai tha se pret që shifrat e papunësisë më vonë këtë vit të ulen nën 10 për qind.

Gjermania ka nivelin më të ulët të papunësisë, me 4.3 për qind, duke iu falenderuar ekonomisë së fuqishme të brendshme dhe fuqisë së eksportit në makina dhe auto.

Por, shifrat mbesin ende shumë të larta në Spanjë, me 20.4 për qind të të papunëve dhe në Greqi me 24.0 për qind.

XS
SM
MD
LG