Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga nderon viktimat e Brukselit


Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, duke vendosur lule pranë stacionit të metrosë Malbek të Brukselit, 4 prill 2016

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, duke vendosur lule pranë stacionit të metrosë Malbek të Brukselit, 4 prill 2016

Zyra e Presidencës së Kosovës njofton se presidentja në largim e vendit, Atifete Jahjaga ka vendosur sot lule pranë stacionit të metrosë Malbek të Brukselit, i cili ishte cak i sulmeve terroriste më 22 mars.

Ajo ka nderuar viktimat dhe ka vendosur lule, në shenjë solidariteti me familjarët e tyre dhe qytetarët e Belgjikës, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Brukseli u trondit nga sulmet terroriste më 22 mars të këtij viti; një sulm ndodhi në aeroportin e qytetit, ndërsa tjetri në një prej stacioneve kryesore të metrosë. Në këto sulme, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë grupi Shteti Islamik, mbetën të vrarë 34 vetë dhe më shumë 250 njerëz të plagosur.

Presidentja Jahjaha po qëndron në Bruksel, ku është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilën ka diskutuar zhvillimet në Kosovë.

XS
SM
MD
LG