Ndërlidhjet

Karaçi kundër privatizimit të portit


Karaçi kundër privatizimit të portit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:42 0:00

Shumë punëtorë kanë dalur në rrugët e qytetit Karaçi në Pakistan për të protestuar kundër vendimit për privatizimin e portit të qytetit. Protestuesit thanë se nëse vazhdon procesi i privatizimit, atëherë do të humbnin afro 2 mijë vende pune. Para tri vjetësh, Pakistani është pajtuar me një program të gjerë të privatizimit në këmbim të një kredie në vlerë prej 6.7 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në këtë program parashihet shitja e bizneseve që janë pronë e shtetit, përfshirë kompaninë ajrore, industrinë e metalit dhe kompanitë udhëheqëse të energjisë. Por, kjo shitje është shtyrë për shkak të rezistencës nga sindikatat dhe partitë opozitare. Protestuesit në Karaçi thonë se ata do t’i ndalin operacionet në port, nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky privatizim brenda një jave.

XS
SM
MD
LG