Ndërlidhjet

Italiani Conte do të bëhet trajner i Chelsea-t


Ilustrim

Ilustrim

Antonio Conte do të bëhet trajner i Chelsea-t, pasi të përfundojë Kampionati Evropian.

Chelsea, klub anglez i futbollit, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me italianin Conte.

Euro 2016 do të nisë më 10 qershor dhe përfundon më 10 korrik.

Trajneri i mëparshëm i Chelsea-t, Jose Mourinho, është përjashtuar nga klubi në muajin dhjetor, për shkak të mungesës së rezultateve për ekipin.

Chelsea aktualisht udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm, holandezi Guus Hiddink.

Conte, ish-futbollist, është tash për tash në krye të ekipt kombëtar të Italisë.

Ai po ashtu ka udhëhequr Juventusin italian në tre tituj të njëpasnjëshëm deri në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG