Ndërlidhjet

Partia Radikale në Ukrainë kërkon hetim ndaj Poroshenkos


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Kreu i Partisë Radikale në Ukrainë ka bërë thirrje për një hetim për presidentin Petro Poroshenko, lidhur me akuzat se ai ka përdorur llogari në vendet e huaja për t’iu shmangur taksave.

Gjatë një interviste televizive, të transmetuar sot, Oleh Lyashko tha se Zyra Anti-Korrupsion duhet të hetojë Poroshenkon lidhur me supozimet se ai ka fshehur një shumë të konsiderueshme të parave, nëpër llogaritë jashtë vendit.

Sipas dokumenteve që kanë rrjedhur gjatë fundjavës nga një firmë ligjore nga Panamaja, Mossack Fonseca, ,Poroshenko ka qenë i lidhur me kompanitë sekrete jashtë vendit, në Ishujt e Virgjër Britanik.

Zyra Kundër-Korrupsionit e Ukrainës tha sot se nuk ka fuqi që të nisë një hetim kundër Poroshenkos.

Ndërsa zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se nuk ka dëshmi që Poroshenko ka kryer ndonjë krim, bazuar në këto dokumente.

XS
SM
MD
LG