Ndërlidhjet

logo-print

Raportohet se është vrarë zëdhënësi i al-Nusrës në Siri


Abu Firas al-Suri

Abu Firas al-Suri

Zëdhënësi i Frontit al-Nusra, që është i ndërlidhur me al-Kaidën në Siri, është vrarë gjatë sulmeve ajrore në pjesën velindore të Sirisë, ka thënë Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Ky grup, që e ka rrjetin e vet të monitoruesve brenda Sirisë, mbrëmë vonë tha se janë vrarë edhe 20 militantë të tjerë.

Observatori ka njoftuar se zëdhënësi, Abu Firas al-Suri, djali i tij dhe afro 20 luftëtarë të tjerë, shumë prej tyre nga Uzbekistani, ishin vrarë gjatë sulmeve në provincën Idlib.

Nuk është e qartë nëse sulmet janë kryer nga qeveria e Sirisë apo ushtria e Rusisë.

Abu Firas ishte lider i popullarizuar dhe njëri nga themeluesit e Frontit al-Nusra, që ka luftuar në Afganistan në vitet e 80-ta. Ai, po ashtu, ka punuar me ish-liderin e al-Kaidës, Osama bin Laden.

XS
SM
MD
LG