Ndërlidhjet

Kremlini: Putini nuk është i involvuar në asnjë keqbërje


Dmitry Peskov

Dmitry Peskov

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se Putin është “caku kryesor” i hetimeve të mediave për xhirollogaritë e jashtme bankare, por se presidenti nuk është i implikuar në asnjë keqbërje.

“Është e qartë se cak kryesor i këtyre sulmeve ishte presidenti ynë”, tha Peskov, dhe ka pretenduar se publikimi kishte për qëllim të ndikoj në stabilitetin e Rusisë dhe zgjedhjet parlamentare, të planifikuara për muajin shtator, raporton AP.

Peskov mëtutje, ka theksuar se mediat ndërkombëtare në mënyrë të gabueshme janë fokusuar në Putinin, në vend që të përqendrohen në politikanët e tjerë botërorë, megjithqë Putini nuk është i përfshirë në asnjë keqbërje.

Peskov është shprehur se Konzorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), me seli në Uashington, që e ka publikuar raportin, ka lidhje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG