Ndërlidhjet

Islandë: Pas raportit, kërkohet dorëheqja e kryeministrit


Pamje nga kryeqyteti Rejkjavik në Islandë

Pamje nga kryeqyteti Rejkjavik në Islandë

Kryeminsitri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, është nën presion që të paraqes dorëheqje, pas raportit në Panama Papers, ku theksohet se ai dhe bashkëshortja e tij e kanë shfrytëzuar një firmë të jashtme për fshehje të dyshuar të investimeve në vlerë prej një milion dollarësh.

Ish-kryeministrja e Islandës, Johanna Sigurdardottir, në një mesazh në rrjetin Facebook, tha se “kryeministri duhet të paraqes dorëheqje të menjëhershme”.

Po ashtu, më se 16 mijë shtetas të Islandës e kanë nënshkruar një peticion me të cilin kërkohet dorëheqja e kryeministrit aktual, raporton AFP.

Opozita tha se do të kërkoj votëbesim në parlament.

Kryeministri Gunnlaugsson dje e ka dënuar publikimin e dokumenteve dhe ka vlerësuar se kjo paraqet gjueti kundër tij dhe bashkëshortes së tij.

XS
SM
MD
LG