Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Stjuardesat e zemëruara me urdhëresën për bartje të shamisë


Pamje e një aeroplani të kompanisë Air France

Pamje e një aeroplani të kompanisë Air France

Menaxhmenti i Kompanisë kombëtare ajrore të Francës sot takohet me sindikatat, që janë të shqetësuara se anëtaret e ekuipazhit mund tu nënshtrohen masave disiplinore, nëse ato refuzojnë të punojnë në linjën e re të kompanisë për në Iran, ku ato duhet të bartin shamia.

Kompania, Air France, planifikon që më 17 prill të organizoj tri fluturime gjatë ditës ndërmjet Parisit dhe Teheranit.

Në një njoftim të dërguar nga kjo kompani për anëtaret e ekuipazhit, kërkohet bartja e shamive në arritjen e tyre në Teheran. Ato, po ashtu, duhet të bartin uniforma me mëngë të gjata, raporton AP nga Parisi.

Presidentja e sindikatës së ekuipazhit të aeroplanit, Flore Arrighi, ka kërkuar që menaxhmenti i kompanisë, Air France, të mos ndërmerr masa disilpinore kundër stjuardesave që refuzojnë të punojnë në fluturimet për dhe nga Irani.

Ajo tha se synohet “një sistem në të cilin për në Teheran do të punonin ato që dëshirojnë”.

XS
SM
MD
LG