Ndërlidhjet

logo-print

Dagestan: Sportisti arrestohet për poshtërim të një tempulli budist


Mundësi Said Osmanov duke e shqelmuar shtatoren e Budës në një tempull në Elista të Kalmikisë

Mundësi Said Osmanov duke e shqelmuar shtatoren e Budës në një tempull në Elista të Kalmikisë

Mundësi Said Osmanov, 22 vjeçar, është arrestuar pasi e ka çnderuar një tempull budist në Kalmiki, që është rajon fqi i Dagestanit.

Dagestani në Kaukazin Verior të Rusisë, është i banuar me popullatë shumicë myslimane.

Zyrtar i lartë i Kalmikisë, Aleksei Orlov, tha sot se sportisti ballafaqohet me akuza për shkelje të së drejtës për liri fetare.

Në një video të publikuar në Internet gjatë fundjavës, shihet mundësi, Said Osmanov, duke urinuar në tempull dhe pastaj brenda tij duke e shqelmuar shtatoren e Budës, në kryeqytetin Elista të Kalmikisë.

Kjo video ka shkaktuar protesta në mesin e banorëve të Kalmikisë, shumica e të cilëve janë budistë.

Osmanov ishte në këtë qytet për të marrë pjesë në një garë rajonale të mundësve, e cila më vonë u anulua.

Kryeministri i Dagestanit, Abdusamad Gamidov, në mënyrë publike ka kërkuar falje nga banorët e Kalmikisë.

XS
SM
MD
LG