Ndërlidhjet

Kosova pret raport pozitiv në procesin e liberalizimit të vizave


Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian lidhur me përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, pritet jetë pozitiv.

Këto komente janë bërë gjatë një takimi të ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, me përfaqësuesin special të BE-së, njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në njoftimin për media thuhet po ashtu se Zhbogar i ka ofruar Çollakut mbështetjen e BE-së në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka hyrë në fuqi javën e kaluar.

Ndryshe, liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një nga temat dhe çështjet më të diskutuara viteve të fundit.

Kosova, aktualisht, radhitet e fundit në këtë proces, krahasuar me vendet e tjera që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, andaj edhe konsiderohet si vendi më i izoluar në Evropë.

Bashkimi Evropian ka hequr vizat për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipërisë dhe Bosnjës u janë hequr vizat një vit më pas, në dhjetor të vitit 2010.

XS
SM
MD
LG