Ndërlidhjet

Përfundojnë pa rezultate bisedimet Kosovë – Serbi, mbetet në fuqi masa e reciprocitetit


Ilustrim
Ilustrim

Kanë përfunduar pa rezultate bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen e certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme, të njohura si ADR.

Takimi kësaj radhe u mbajt ne Vjenë te Austrisë.

“Pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlenë të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal megjithatë këto bisedime nuk dhanë rezultate”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Bisedimet ndërmjet dyja palëve, u ftuan nga Brukseli, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit. Ky vendim nga Qeveria e Kosovës është marrë më 21 mars dhe ka pasuar mosnjohjen e certifikatave ADR të kompanive nga Kosova që importojnë derivate të naftës nga Serbia.

Delegacioni i Republikës së Kosovës në këtë takim, udhëheqej nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami.

Takimi i radhës për këtë çështje, sipas komunikatës, do të mbahet së shpejti.

XS
SM
MD
LG