Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Ushtria në hyrë në qytetin që kontrollohet nga IS-it


Kolona e makinave ushtarake të Irakut duke lëvizur kah qyteti Hit

Kolona e makinave ushtarake të Irakut duke lëvizur kah qyteti Hit

Komandantët ushtarakë thonë se trupat e Irakut, të mbështetur nga sulmet e ashpra ajrore, kanë hyrë në qytetin Hit, në pjesën perëndimore të Irakut, që është nën kontroll të militantëve të grupit, Shteti Islamik (IS).

Mëtutje, komandantët ushtarakë në terren thanë mbrëmë vonë se ushtarët po depërtojnë nëpër lagjet veriore të qytetit dhe synojnë të avancojnë në qendër.

Mijëra banorë juanë larguar për shkak të luftimeve.

Në mëngjes, ushtarët e Irakut kishin filluar t’i përcillnin banorët jashtë qytetit Hit, ndërsa vlerësohet se më tepër se 20 mijë civilë janë të bllokuar brenda qytetit.

Operacioni i ushtrisë së Irakut për rimarrjen e kontrollit në Hit ka filluar para një jave.

XS
SM
MD
LG