Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës ka të vrarë dhe të plagosur


Pamje e një baze ushtarake në provincën Parvan

Pamje e një baze ushtarake në provincën Parvan

Nga një sulm vetëvrasës në pjesën veriore të Afganistanit janë vrarë së paku 7 vetë dhe plagosur 26 të tjerë, kanë thënë zyrtarët lokalë në provincën Parvan.

Shefi i policisë në në këtë provincë, Mohammad Zaman Mamozai, tha se cak i sulmit ishin forcat e sigurisë afgane, por të gjitha viktimat ishin civilë, përfshirë fëmijë.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Për disa sulme të tilla të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar militantët talibanë.

Në provincën Parvan, që është relativisht rajon i qetë, gjendet edhe aeroporti Bagram, që është baza më e madhe e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Gjatë muajve të fundit, militantët i kanë intensifikuar sulmet kundër caqeve qeveritare dhe forcave të sigurisë në gjithë Afganistanin.

XS
SM
MD
LG