Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Është rritur numri i të vdekurve nga shirat e mëdha


Pamje e djeshme nga vërshimet pas shirave të mëdha në Khyber të Pakistanit

Pamje e djeshme nga vërshimet pas shirave të mëdha në Khyber të Pakistanit

Numri i të vdekurve nga të reshjet e mëdha të shiut në pjesën veriperëndimore të Pakistanit është rritur, pasi ekipet e shpëtimit kanë gjetur më tepër trupa të pajetë.

Shirat intensive, që fillua në 3 prill kanë shkaktuar vërshime, nga të cilat janë vrarë 71 vetë, në provincën Khyber dhe në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Nga shirat e mëdha janë shkatërruar më se 140 shtëpi.

Gjatë sezonit të shirave në verën e kaluar, ishin vrarë 81 persona, ndërsa ishin prekur më se 300 mijë njerëz në gjithë Pakistanin.

XS
SM
MD
LG