Ndërlidhjet

logo-print

Kocijançiq: Do të vazhdojmë punën për çështjen e tregtisë Kosovë - Serbi


Maja Kocinjançiq

Maja Kocinjançiq

Maja Kocijançiq, zëdhënës e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbsië për çështje tregtare.

Diskutimet e djeshme janë “kryer në atmosferë të mirë dhe konstruktive dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për lehtësimin e lejimit të lëvizjes së lirë për tregti dhe mallra, përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Maja Kocijançiq.

Këto komente u bënë pasi mbrëmë kanë përfunduar pa rezultate bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme, të njohura si ADR.

“Pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlenë të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal megjithatë këto bisedime nuk dhanë rezultate”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Bisedimet ndërmjet dy palëve, u ftuan nga Brukseli, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit. Ky vendim nga Qeveria e Kosovës është marrë më 21 mars dhe ka pasuar për bazë mosnjohjen e certifikatave ADR të kompanive nga Kosova, që importojnë derivate të naftës nga Serbia.

Delegacioni i Kosovës në këtë takim, udhëheqej nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, dhe ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami.

XS
SM
MD
LG