Ndërlidhjet

logo-print

Prokurorja Vahide Badivuku dënohet me 3 vjet burgim


Pallati i Drejtësisë

Pallati i Drejtësisë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet burg, prokurores Vahide Badivuku. Ajo është dënuar për veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Krahas këtij dënimi, Badivuku është gjobitur edhe me 5 mijë euro si dhe i është ndaluar ushtrimi i detyrës zyrtare për 3 vjet.

Në ndërlidhje me këtë rast, janë dënuar edhe Idriz Kelmendi me 1 vit e 6 muaj burgim si dhe Isak Smakolli me 3 mijë euro gjobë.

Badivuku, ish-prokurore e krimeve të rënda nw Mitrovicë, është arrestuar më 23 gusht të vitit të kaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar.

Në momentin e arrestimit, Prokuroria kishte bërë me dije se gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, Badivukut i ishte gjetur në çantën e saj shuma prej 5 mijë euro, të cilat, thuhej se ishin pjesë e 22 mijë eurove të pranuara si ryshfet.

Pas shpalljes së dënimit, Badiviku ka paralajmëruar se do të ankohet në mënyrë që të procedohet edhe me shkallën e dytë të gjykimit.

XS
SM
MD
LG