Ndërlidhjet

Arrihet armëpushim në Nagorno-Karabah


Pamje e pozicioneve të luftëtarëve separatistë armenë në Nagorno-Karabah
Pamje e pozicioneve të luftëtarëve separatistë armenë në Nagorno-Karabah

Azerbajxhani dhe seperatistët e mbështetur armenë në rajonin Nagorno-Karabah, janë pajtuar për armëpushim.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar sot se është arritur pajtueshmëri për armëpushim me separatistët, që ka filluar në mesditë, sipas kohës lokale.

Mëtutje, në kumtesën e Ministrisë së mbrojtjes së Azerbajxhanit theksohet se operacionet e të dy palëve “janë ndalur”.

Autoritetet në Nagorno-Karabah, po ashtu, e kanë konfirmuar arritjen e armëpushimit.

Vala e fundit e luftës ishte më vdekjeprurëse për disa vite.

Autoritetet në Azerbajxhan thonë se janë vrarë 16 ushtarë, gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa autoritetet në rajonin separatist më herët kanë njoftuar se janë vrarë 20 luftëtarë të tyre prej se kanë filluar luftimet, më 2 prill.

Rajoni Nagorno – Karabah është brenda territorit të Azerbajxhanit por është nën kontroll të armenëve etnikë.

XS
SM
MD
LG