Ndërlidhjet

Forcat irakiane largojnë IS-in nga Hiti


Forcat irakiane duket se i kanë larguar militantët e Shtetit Islamik nga qyteti Hit.Ushtria irakiane ka thënë se të paktën 12 militantë janë vrarë gjatë një operacioni në perëndim të Irakut. Ushtria irakiane, forcat e sigurisë dhe luftëtarët e fiseve sunite raportohet se kanë qenë pjesë e sulmeve, që nisën javën e kaluar. Mijëra banorë janë larguar nga qyteti për t’iu shmangur luftimeve. Pas marrjes së lagjes Al-Muhammadi në qytetin Hit, ushtarët irakianë kanë zbuluar një rrjet të tuneleve, i cili, sipas tyre, është përdorur nga militantët e Shtetit Islamik. Qyteti Hit ndodhet në perëndim të Provincës Anbar, që lidh furnizimet e militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe të atyre në Siri.

XS
SM
MD
LG