Ndërlidhjet

CIA premton përkrahje për AKI-në


Ilustrim
Ilustrim

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John O. Brennan, ka vlerësuar kontributin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media, të lëshuar nga Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës, thuhet se këto komente, John O. Brennan i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me drejtorin e AKI-së, Agron Selimaj, në Washington.

“Drejtori Brennan ka vlerësuar kontributin e AKI-së në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë dhe ka premtuar përkrahje të plotë për AKI-në. Në këtë takim është diskutuar për çështjet e sigurisë, me interes të përbashkët, fenomenet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet siguria nacionale e dy vendeve”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

XS
SM
MD
LG