Ndërlidhjet

Presidenti i Islandës refuzon ta shpërndajë Parlamentin


Protesta para Parlamentit të Islandës, 4 prill 2016
Protesta para Parlamentit të Islandës, 4 prill 2016

Presidenti i Islandës ka refuzuar që t’u përgjigjet thirrjeve për shpërndarje të Parlamentit dhe për zgjedhje të shpejta, pas skandalit të shkaktuar nga lajmi se kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson, ka fshehur miliona dollarë pasuri jashtë vendit.

Presidenti Olafur Ragnar Grimsson tha sot se ai fillimisht dëshiron të konsultohet me liderët e partive tjera lidhur me këtë çështje.

Gunnlaugsson është duke u përballur me presion për shkak të dokumenteve që tregojnë se ai dhe gruaja e tij kanë në pronësi firmën Wintris, jashtë Islandës.

Kjo është bërë e ditur nga të ashtuquajturat Letra të Panamasë, që kanë rrjedhur nga një firmë ligjore në Panama.

Këto letra kanë zbuluar se dhjetëra figura globale kanë të fsheshura shuma të mëdha parash jashtë vendeve të tyre.

Të hënën ka pasur protesta përpara parlamentin në Islandë për këto akuza ndaj kryeminstrit islandez, i cili i ka mohuar ato.

XS
SM
MD
LG