Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Islandës, pas Letrave të Panamasë


Kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson
Kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson ka dhënë dorëheqje, ka njoftuar sot partia e tij. Këto janë pasojat e para në skenën politike, pas publikimit të Letrave të Panamasë.

“Kryeministri i ka thënë grupit parlamentar të partisë së tij se ai do të tërheqet nga pozita e kryeminsitrit”, ka thënë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për media,zëvendëskryetari i Partisë Progresive, Sigurdur Johannsson, i cili ka thënë se do ta zëvendësojë kryeminsitrin në këtë post.

Më herët, presidenti i Islandës ka refuzuar që t’u përgjigjet thirrjeve për shpërndarje të Parlamentit dhe për zgjedhje të shpejta, pas skandalit të shkaktuar nga lajmi se kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson, ka fshehur miliona dollarë pasuri jashtë vendit.

Presidenti Olafur Ragnar Grimsson tha sot se ai fillimisht dëshiron të konsultohet me liderët e partive tjera lidhur me këtë çështje.

Gunnlaugsson ka dhënë dorëheqje për shkak të dokumenteve që tregojnë se ai dhe gruaja e tij kanë në pronësi firmën Wintris, jashtë Islandës.

Kjo është bërë e ditur nga të ashtuquajturat Letra të Panamasë, që kanë rrjedhur nga një firmë ligjore në Panama.

Këto letra kanë zbuluar se dhjetëra figura globale kanë të fsheshura shuma të mëdha parash jashtë vendeve të tyre.

Të hënën ka pasur protesta përpara parlamentin në Islandë për këto akuza ndaj kryeminstrit islandez, i cili i ka mohuar ato.

XS
SM
MD
LG