Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Irani nuk ka qasje në sistemin financiar amerikan


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Administrata e presidentit, Barack Obama, nuk do t’i mundësoj Iranit qasje direkte në sistemin financiar apo të dollarëve të Shteteve të Bashkuara, megjithqë punon për të siguruar lehtësim për Iranin nga tërheqja e sanksioneve ekonomike, ka thënë zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Thomas Shannon, gjatë dëgjimit të mbrëmshëm në Komitetin për marrëdhnie të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Ligjvënësit amerikanë, që e kundërshtojnë marrëveshjen atomike të Iranit me fuqitë botërore, kanë shprehur shqetësime për raportet aktuale se mund të ndodhë që administrata do të lejoj që Irani të përdorë dollarë amerikanë në disa transakcione biznesore të parapara sipas marrëveshjes.

Por, zoti Shannon i ka hedhur poshtë këto raporte.

XS
SM
MD
LG