Ndërlidhjet

Armëpushimi në Nagorno-Karabah po respektohet


Pamje e një pjesëtari të forcave të separatistëve të mbështetur nga armenët në Nagorno-Karabah

Pamje e një pjesëtari të forcave të separatistëve të mbështetur nga armenët në Nagorno-Karabah

Azerbajxhani dhe separatistët e mbështetur nga armenët në rajonin Nagorno – Karabah, thanë se armëpushimi i arritur dje, në masë të madhe është respektuar gjatë natës.

“Natën e kaluar, armëpushimi përgjithësisht është mbajtur përgjatë linjës së kontaktit”, thuhet në kumtesën e sotme ushtarake të forcave separatiste në Nagorno-Karabah, që mbështeten nga armenët.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit, po ashtu në kumtesën e sotme, ka theksuar se në linjën e frontit situata mbetet e tensionuar por e qetë.

“Forcat e armatosura të Azerbajxhanit në mënyrë strikte bashkëpunojnë me marrëveshjen ndërmjet palëve për ndaljen e operacioneve ushtarake në vijën e kontaktit të forcave nga 5 prilli”, thuhet në kumtesën e Azerbajxhanit.

Rajoni Nagorno – Karabah është në territorin e Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë.

XS
SM
MD
LG