Ndërlidhjet

logo-print

Savchenko e filloi grevën e “thatë” të urisë


Pamje e një pankarte gjatë një proteste në Ukrainë për lirimin e pilotes Savchenko

Pamje e një pankarte gjatë një proteste në Ukrainë për lirimin e pilotes Savchenko

Pilotja ushtarake ukrainase, Nadia Savchenko, e cila nga një gjykatë në Rusi është dënuar me 22 vjet burg, ka filluar grevë “të thatë” urie, duke refuzuar të marrë ushqim dhe ujë.

Mark Feigin, avokat i Nadia Savchenkos, tha sot se klientja e tij ka kërkuar “kthimin e saj të menjëhershëm në Ukrainë”.

Savchenko, 34 vjeçare, më 22 mars të këtij viti është dënuar lidhur me akuza për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014.

Savchenko ka refuzuar ta apeloj vendimin gjyqësor, duke thënë se nuk e njeh legjitimitetin e hetimeve kundër saj dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj saj.

Pilotja ushtarake ukarainase, Nadia Sacvchenko, thotë se ishte rrëmbyer në pjesën lindore të Ukrainës, në qershor të vitit 2014, derisa luftonte së bashku me një batalion vullnetarësh kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, dhe pastaj në mënyrë ilegale ishte dërguar në Rusi.

XS
SM
MD
LG