Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Bisedimet me Prishtinën ishin të vështira


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se bisedimet e përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Vjenë, me rastin e ndalesës së qarkullimit të kamionëve të Serbisë për të hyrë në Kosovë, që transportojnë materiale të rrezikshme, ishin të vështira.

Vuçiqi u tha gazetarëve në Beograd se bisedimet ishin të vështira dhe se “disa nuk kanë dashur të pranojnë aranzhime sikur që kanë pasur me Kroacinë dhe Slloveninë”, por siç ka shpjeguar, “për shkak të stabilitetit nuk do ta thotë asnjë fjalë”, raporton agjencia Beta.

Bisedimet e së hënës në Vjenë ishin ftuar nga Bashkimi Evropian, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit.

Ky vendim për reciprocitet nga Qeveria e Kosovës është marrë më 21 mars dhe ka pasuar për bazë mosnjohjen e çertifikatave ADR të kompanive nga Kosova, që importojnë derivate të naftës nga Serbia.

XS
SM
MD
LG