Ndërlidhjet

Rusi: Është dënuar një shtetas i Lituanisë i akuzuar për spiunim


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Një gjykatë në Rusi e ka dënuar me 12 vjet burg shtetasin e Lituanisë, Aristiadis Tamosaitis, për spiunim.

Ambasadori i Lituanisë në Rusi, Remigijus Motuzas, tha mbrëmë se Tamosaitis është dënuar më 17 mars në një proces të mbajtur me dyer të mbyllura dhe se se detajet e këtij rasti ishin sekrete.

Tamosaitis ishte arrestuar nga Shërbimi federal i sigurisë së Rusisë në muajin maj të vitit të kaluar në Moskë.

Ky shërbim tha se Tamosaitis ka pranuar se ishte oficer i inteligjencës në Ministrinë e mbrojtjes së Lituanisë.

Dy javë para arrestimit të Tamosaitisit, Lituania pat shpallur se e kishte arrestuar një agjent të Shërbimit federal të sigurisë së Rusisë, i dyshuar për spiunim.

Gjatë vitit të kaluar, Lituania, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, i ka arrestuar katër individë të dyshuar për spiunim për Rusinë dhe për Bjellorusinë.

XS
SM
MD
LG