Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria miraton njohjen e përvojës së punës për arsimtarët e viteve 1990-‘99


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar vërtetimin për njohjen e përvojës së punës së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999. Deri te ky vendim erdhi pas një takimi që ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ai i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi zhvilluan me kryetarin e Sindikatave të Bashkuara të Kosovës, Rrahman Jasharaj.

Ky vërtetim, sipas ministrit Bajrami, shënon implementimin e vendimit për njohjen e përvojës së punës së mësimdhënësve të viteve të 90-ta për skemën pensionale.

“Në mënyrë të veçantë përmes kësaj skeme, e cila po fillon të zbatohet që nga sot, ne po fillojmë që mësimdhënësve t’u japim pensione të merituara për punën e tyre në momentet më të vështira të mbijetesës së arsimit”, ka thënë ministri Bajrami.

Ndërkaq kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka potencuar se nga sot të gjithë mësimdhënësit e viteve 1990-‘99, do ta gëzojnë pensionin e plotë të punës dhe do të kenë mundësi të aplikojnë edhe për përshkallëzimin e pensioneve.

XS
SM
MD
LG