Ndërlidhjet

Holandë: Mbahet referendumi për MA të BE-së me Ukrainën


Kryeministri i Holandës Mark Rutte duke votuar në referendumin e sotëm
Kryeministri i Holandës Mark Rutte duke votuar në referendumin e sotëm

Voutesit në Holandë sot po marrin pjesë në referendum ku do të vendoset se a do të mbështetet marrëveshja e Bashkimit Evropian për thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike me Ukrainën.

Ky votim për Marrëveshjen e Asocimit (MA) të BE-së me Ukrainën nuk është obligues dhe në rast të votimit “jo”, Qeveria e Holandës nuk detyrohet të paraqes veto në nivelin e BE-së kundër MA-së.

Aktualisht, 27 shtetet e tjera të BE-së e kanë ratifikuar këtë marrëveshje.

Hulumtimet e opinionit të kryera para referendumit kanë sugjeruar se pjesa më e madhe e votuesve do të jenë kundër kësaj marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG