Ndërlidhjet

logo-print

Zbulohen 2,000 fije të bimëve narkotike, të mbjella në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se pas një operacioni policor, të zhvilluar në zonën e kufirit në mes të Shqipërisë dhe një zone të Gjakovës, janë zbuluar bimë narkotike të mbjella.

Bimët narkotike dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa (marihuanë).

“Policia e Kosovës, me datën 5 prill 2016, ka ndërmarrë një operacion policor, bazuar në informata të siguruara mirë se në një lokacion të caktuar ka të mbjella substanca narkotike. Me këtë rast, është zbuluar një parcelë në të cilën kanë qenë të mbjella 2,000 fije drogë të llojit marihuanë”, thuhet në një njoftim për media, të lëshuar nga Zyra për Komunikim e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, Policia e Kosovës njofton se sasia e drogës është asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia kufitare, së bashku me Njësinë Kundër Narkotikëve,janë duke e trajtuar rastin.

XS
SM
MD
LG