Ndërlidhjet

logo-print

Holandezët votojnë ‘kundër’ paktit të BE-së me Ukrainën


kryeminsitri holandez, Mark Rutte, gjatë votimit në referendumin e djeshëm, 6 prill 2016

kryeminsitri holandez, Mark Rutte, gjatë votimit në referendumin e djeshëm, 6 prill 2016

Qeveria holandeze tha se do të duhet ta rikonsiderojë ratifikimin e një traktati që synon realizimin e lidhjeve më të ngushta mes BE-së dhe Ukrainës, pasi shumica e votuesve holandezë refuzuan një pakt të tillë, pas votimit të djeshëm në referendum.

Transmetuesi holandez NOS raportoi se pjesëmarrja në referendum ishte 32.2 për qind e 13 milionë votuesve në Holandë, pak më shumë se 30 për qindëshi i nevojshëm për të qenë i vlefshëm votimi.

Me të gjitha votat e numëruara, komunat kanë raportuar rezultatet e referendumit te agjencia kombëtare e shërbimit zgjedhor.

Rezultatet zyrtare nuk do të dihen deri më 12 prill, por ato paraprake tregojnë se në mesin e atyre që kanë votuar, 61.1 për qind e kanë refuzuar paktin me Ukrainën, ndërsa 38.1 për qind e votuesve e kanë përkrahur atë.

“Është e qartë se shumica e votuesve kanë thënë ‘Jo’, por shtrohet pyetja nëse pjesëmarrja në referendum është e mjaftueshme”, ka thënë kryeminsitri holandez, Mark Rutte, gjatë një reagimi televiziv.

“Nëse pjesëmarrëja është 30 për qind, dhe një numër aq i madh i thonë ‘Jo’ një pakti të tillë, atëherë nuk është aq e lehtë të ratifikohet marrëveshja”, ka shtuar ai.

Votimi tregon një skepticizëm të thellë për pozitën e Holandës në Evropë dhe zgjerimin e BE-së në lindje, për të përfshirë ish-shtetet sovjetike në bllok.

Ende është e paqartë se çka do të ndodhë me marrëveshjen e Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Deri më tani, 27 vendet e tjera të BE-së e kanë ratifikuar atë.

XS
SM
MD
LG