Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë me projektligj kundër lehtësimeve për Iranin


Senatori amerikan, Marco Rubio

Senatori amerikan, Marco Rubio

Dy senatorë republikanë, që e kanë kundërshtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, kanë paraqitur një legjislacion që do ta parandalonte Shtëpinë e Bardhë nga lehtësimi i rregullave amerikane për Iranin.

Marco Rubio dhe Mark Kirk kanë prezentuar një projektligj që do ta ndalonte presidentin nga lëshimi i një licence për bankat, për të vepruar në një sistem financiar amerikan jashtë vendit, me qëllim të realizimit të transaksioneve me Iranin.

Projektligji gjithashtu do t’ia ndalonte Thesarit amerikan ofrimin e dollarit amerikan për operacione të tilla jashtë vendit dhe do të vendoste sanksioneve dytësore për institucionet financiare që marrin pjesë në operacione të tilla me Iranin.

Zyrtarët e adminstratës kanë refuzuar se po e konsiderojnë mundësinë e lejimit të qasjes në dollarë për Iranin, apo lejimin e një sistemin financiar amerikan për lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit. Por, ata kanë lënë të hapur mundësinë e lehtësimit të disa rregullave rreth përdorimit indirekt të dollarit për transaksionet me Iranin.

Ju mund ta lexoni edhe këtë:

SHBA shqyrton lehtësira për Iranin në përdorimin e dollarit

XS
SM
MD
LG