Ndërlidhjet

Njëri nga sulmuesit e Brukselit punonte dikur në Parlamentin Evropian


Najim Laachraoui

Najim Laachraoui

Një nga personat që realizoi një prej sulmeve vetëvrasëse në Bruksel, më 22 mars, kishte punuar si pastrues në Parlamentin Evropian para gjashtë vitesh.

Në një deklaratë të lëshuar dje, Parlamenti Evropian tha se ky individ kishte kryer punë verore në këtë institucion, në vitet 2009 dhe 2010.

Edhepse Parlamenti Evropian nuk e bëri të ditur emrin e tij, burimet e kanë zbuluar se bëhet fjalë për Najim Laachraouin, një bleg 25 vjeçar, për të cilin hetuesit thonë se e ka hedhur veten në erë gjatë sulmit në aeroportin e Brukselit.

Ndërkohë, kryeministri i Belgjikës e ka mbrojtur qasjen e vendit të tij në luftimin e terrorizmit, duke insistuar se Belgjika nuk është një “vend i dështuar”.

XS
SM
MD
LG