Ndërlidhjet

Azerbajxhani thotë se separatistët armenë e kanë shkelur armëpushimin


Një ushtar në Nagorno-Karabakh, 6 prill 2016
Një ushtar në Nagorno-Karabakh, 6 prill 2016

Azerbajxhani ka akuzuar separatistët e përkrahur nga Armenia se e kanë shkelur armëpushimin e arritur ndërmjet të dyja vendeve, për Nagorno-Karabakhun.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë sot në një deklaratë se separatistët e kanë shkelur armëpushimin 119 herë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes pohon se forcat armene kanë granatuar disa distrikte në enklavën Nakhchivan të Azerbajxhanit.

Nakhchivan është i rrethuar nga Armenia, Irani dhe Turqia.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 5 prill, Azerbajxhani dhe separatistët në Nagorno-Karabakh kanë thënë se situata atje është e qetë, pavarësisht tensioneve.

XS
SM
MD
LG