Ndërlidhjet

logo-print

Kontrabandë me derivate të naftës nga Serbia


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar të nacionaliteti serb, të cilët po kryenin veprën penale ‘kontrabandë me derivate’.

Sipas Policisë, dyshohet se sasia e derivateve po kontrabandohej nga Serbia, e që destinacion kishte Kosovën.

“Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: N. R., i lindur më 1986, i kombësisë serbe,dhe M. T.,i lindur me 1995, po ashtu i kombësisë serbe. Me urdhrin e prokurorit kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në një njoftim për media, të lëshuar nga Zyra për Komunikim e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se në kamionin të cilin e drejtonin personat e arrestuar, pas kontrollit, është gjetur sasi e derivateve të naftës, mbi 20.000 litra.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka në fuqi ende masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, në fushën e transportit të derivateve të naftës dhe gazit. Masa e reciprocitetit në këto produkte kishte hyrë në fuqi më 22 mars të këtij viti.

Autoritetet e Kosovës kanë rikonfirmuar se masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të vazhdojë derisa kjo e fundit të pranojë certifikatat (të njohura si ADR), që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, për shoferët dhe automjetet që bartin materie të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG