Ndërlidhjet

BE: Çka do të ndodhë me MA-në për Ukrainën?

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Një votim i konsideruar në masë të madhe simbolik në Holandë, ka reflektuar dridhje nëpër gjithë Bashkimin Evropian, ndërsa Ukrainës ia ka përkujtuar se për shumë evropianë mbetet një shtet i jashtëm.

Në referendumin në Holandë, votuesit e kanë shqetësuar BE-në, duke votuar kundër Marrëveshjes për Asocim (MA) të BE-së me Ukrainën, duke dhënë një dëshmi për ndjenjën aktuale kundër Brukselit.

Ky votim për Marrëveshjen e Asocimit (MA) të BE-së me Ukrainën nuk është obligues dhe Qeveria e Holandës nuk është e detyruar të paraqes veto në nivelin e BE-së kundër MA-së.

Aktualisht, 27 shtetet e tjera të BE-së e kanë ratifikuar këtë marrëveshje.

Kjo marrëveshje i mundëson Ukrainës kushte të favorshme tregtare me Bashkimin Evropian.

Rusia e ka kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje, prandaj çdo pengesë ndaj Ukrainës, në një mënyrë i konvenon Moskës.

Disfata në referendum paraqet goditje të rëndë simbolike për Ukrainën, meqë nga trazirat në EuroMaidan, para afro dy vitesh, u përmbys qeveria e atëhershme proruse, ndërsa shkaku kryesor i fillimit të protestave ishte dëshira për lidhje më të afërta me Brukselin.

Referendumi holandez, po ashtu, mund ta bllokoj liberalizimin e vizave për shtetasit e Ukrainës për udhëtime në vendet anëtare të BE-së.

Konsiderohet se rezultati i referendumit mund të dërgoj valë shqetësuese edhe në Britani, ku në muajin qershor pritet votimi për dalje eventuale nga BE-ja.

Pra, çka mund të pritet tash lidhur me Marrëveshjen për Associm të BE-së me Ukrainën?

Qeveria e Holandës mund ta injorojë votimin

Qeveria e Holandës mund ta injorojë votimin, por megjithatë duhet të mendoj seriozisht se si të veprojë. Qeveria dëshiron të veproj në mënyrë të qetë, ta konsultoj parlamentin dhe të shqyrtoj se çka do të thotë rezultati i referendumit. Por, për kampin që ka zhvilluar fushatë për votën “jo” të zgjedhësve në Holandë, kjo paraqet mundësi për ta zënë ngusht qeverinë.

Në këtë aspekt duket se do të kërkohet deklaratë e shpejtë nga qeveria. Partia e Lirisë, që është kundër Bashkimit Evropian, veçanërisht, do të bëjë presion ndaj koalicionit qeverisës, duke përkujtuar se një vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në referendum e ka humbur një votim të rëndësishëm.

Qeveria - deklaratë e njëanshme për MA-në

Njëra nga mundësitë është edhe ajo që Qeveria e Holandës e ratifikon Marrëveshjen për Asocim të BE-së me Ukrainën, por thekson se shtetasit e saj kanë dyshime për të. Me gjasë do të konkludohet se holandezët kanë shqetësime se marrëveshja do të çoj kah pranimi i Ukrianës në BE.

Në këtë aspekt, Qeveria e Holandës, po ashtu, mund të paraqes deklaratë me të cilën theksohet se këtë marrëveshje nuk e sheh si hap të parë për anëtarësim të Ukrainës. Ky, me gjasë, është edhe opsioni i preferuar i Brukselit.

Në këtë kuadër mund të ndodhë që edhe 27 shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, e paraqesin një deklaratë me gjasë duke e plotësuar atë të Holandës, se Marrëveshja për Asocim me Ukrainën nuk është detyruaese për pranimin e Ukrainës në BE.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Por, konsiderohet se kjo mund të jetë kontestuese për shtetet anëtare të BE-së që kishin paraqitur mbështetje të fuqishme për Ukrianën. Këto shtete janë, para se gjithash, Polonia, Suedia dhe Lituania.

Pra, një situatë e ndërlikur për Qeverinë e Holandës, për gjithë Bashkimin Evropian dhe Ukrainën.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

XS
SM
MD
LG