Ndërlidhjet

Rohani: Përfitimet nga marrëveshja bërthamore nuk zgjasin përgjithmonë


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka paralajmëruar se mundësitë që ofron marrëveshja bërthamore, e arritur me fuqitë botërore vitin e kaluar, nuk do të zgjasin përgjithmonë.

“Mundësitë që ka krijuar për ne marrëveshja bërthamore nuk janë të përhershme”, ka thënë Rohani sot gjatë një fjalimi.

Këto komente ai i dha gjatë një ceremonie në Teheran, para Ditës Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore, që pritet të shënohet nesër.

Presidenti tha se ai është në ‘favor të modernizimit të politikave” dhe se dëshiron “ndërveprim dhe bashkëpunim me botën”.

Komentet e Rohanit vijnë si përgjigje ndaj kritikave të linjës së ashpër, të cilat e akuzojnë atë për mungesë të rezultateve ekonomike, pas marrëveshjes bërthamore, të arritur në janar të këtij viti.

Sipas marrëveshjes së re, Irani ka pranuar që t’i ndalojë aktivitetet e veta bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG