Ndërlidhjet

Presidenti francez Hollande uron Thaçin


Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande
Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande

Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, është presidenti i parë që ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçin, vetëm pak minuta pas betimit që ka dhënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njofton Zyra e Presidencës.

Në telegramin e urimit, presidenti Hollande ka përgëzuar presidentin Thaçi, duke i uruar suksese në mandatin e tij si president.

“Zgjedhja e datës 26 shkurt ishte e rëndësishme për Kosovën. E di se nuk do t’i kurseni përpjekjet tuaja për t’i bashkuar kosovarët rreth një të ardhme demokratike dhe një projekti evropian. Franca do të qëndrojë përkrah jush në këtë drejtim”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez, njofton Zyra për media e presidentit Thaçi.

Presidenti francez, François Hollande, shkruan se miqësia dhe mirëbesimi që lidhin Francën dhe Kosovën, që nga pavarësia e saj, mundësojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të këtyre vendeve, gjatë mandatit të Thaçit, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

XS
SM
MD
LG