Ndërlidhjet

Mustafa e Rama flasin për rritjen e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në një takim homologun e tij nga Republika e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, kryeministrat Mustafa e Rama kanë vlerësuar rezultatet pozitive që janë arritur deri më tani në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve duke shprehur përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit.

“Vlerësuam se kemi arritur mjaft në implementimin e marrëveshjeve të cilat i kemi nënshkruar vitin e kaluar dhe marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar edhe në takimin e parë në Prizren, pastaj në takimin në Tiranë në shumë fusha, në fushën e ekonomisë, në fushën e arsimit, në fushën e shkencës, në fushën e kulturës, në fushën e bashkëpunimit tregtar”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dy qeveritë pajtohen plotësisht që të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

“Mjafton të shohim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dy anët e kufirit, për të kuptuar jo vetëm se sa shumë është bërë së bashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t’u adresuar dhe çështje për t’u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve arrihet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët”, është shprehur Rama.

Kryeministri Rama po qëndron në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG