Ndërlidhjet

logo-print

Panamaja do të krijojë panel ndërkombëtar për rishikim të praktikave jashtë vendit


Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela

Presidenti i Panamasë ka inicuar krijimin e një komisioni për të rishikuar praktikat financiare të vendit, pas rrjedhjes së dokumenteve nga një firmë ligjore nga Panamaja. Ky skandal ka përfshirë me qindra liderë e figura publike nga mbarë bota.

“Qeveria e Panamasë, përmes ministrisë së Jashtme, do të krijojë një komision të pavarur me ekspertë vendorë dhe të huaj, për të vlerësuar praktikat momentale, si dhe për të adoptuar masat e nevojshme, të cilat do t’i ndajmë me vendet tjera të botës, për të forcuar transparencën e sistemeve ligjore dhe financiare”, ka thënë presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela.

Ai ka shtuar se Panamaja është shtet serioz, që respekton ligjet ndërkombëtare, dhe bashkëpunon me komunitetin ndërkombëtar në gjetjen e zgjidhejve për këtë problem global.

XS
SM
MD
LG