Ndërlidhjet

Kosovë: Mijëra zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Më shumë se 99% e zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë e kanë deklaruar pasurinë e tyre një harmoni me Ligjin për deklarimin e pasurisë, duke e përmbyllur kështu procesin njëmujor të deklarimit të rregullt vjetor të këtij obligimi.

Sipas njoftimit për media të Agjencisë Kundër Korrupsionit, në listën e zyrtarëve të lartë publikë kanë figuruar 4,352 zyrtarë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë dhe prej tyre 4,319 e kanë deklaruar pasurinë.

Megjithatë, ka pasur edhe të atillë që këtë obligim nuk e kanë kryer. Sipas agjencisë anti-korrupsion, 22 zyrtarë nuk e kanë kryer obligimin. "Derisa 11 vetë i kanë dhënë arsyet e mosdeklarimit, po aq vetë nuk i kanë paraqitur arsyet", tha agjencia.

Që nga janari i vitit 2013, mosdeklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rrejshëm, sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, janë vepra penale që sanksionohen me burg dhe me gjobë.

XS
SM
MD
LG