Ndërlidhjet

Lavrov: Rusia ka rol special të ndërmjetësimit për Nagorno-Karabah


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë vizitës në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit, e ka theksuar rolin special të Rusisë si ndërmjetësues në konfliktin në Nagorno-Karabah.

“Pa dyshim, ne jemi të interesuar, ndoshta më tepër se partnerët e tjerë të jashtëm të këtyre vendeve, që ky konflikt të zgjidhet sa më shpejtë”, tha sot Lavrov, pas takimit me kolegun e tij të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov.

Mëtutje, ai ka theksuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar me liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, me ç’rast ka kërkuar përfundimin e dhunës.

Sot më vonë gjatë ditës, pritet që kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, të udhëtoj për në Armeni, ndërsa nesër do ta vizitoj Azerbajxhanin.

XS
SM
MD
LG