Ndërlidhjet

Siri: Militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 300 punëtorë


Pamje nga luftimet në lagjet e Damaskut
Pamje nga luftimet në lagjet e Damaskut

Militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 300 punëtor të çimentos në një hapësirë një pjesën verilindore të Damaskut, ku militantët e kanë ndërmarrë një sulm kundër forcave të qeverisë këtë javë, ka raportuar sot Televizioni shtetëror i Sirisë.

Punëtorët dhe kontraktorët e kompanisë, Al Badia Cement, janë rrëmbyer afër qyteti Dumeir, ndërsa punëdhënësi i tyre e ka humbur kontaktin me ta, ka raportuar ky televizion, duke e cituar ministrinë e industrisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e tij të vëzhguesve në Siri, më herët ka raportuar se 150-250 punëtorë janë zhdukur prej se militantët e Shtetit Islamik e kishin filluar një sulm kundër një fabrike më 5 prill.

XS
SM
MD
LG